Ish-ministri i jashtëm dhe Profesor, Paskal Milo i ftuar në “5 Pyetjet” nga Ilir Babaramo ka folur në lidhje me vizitën e zhvilluar ditën e sotme në Shqipëri të ish-presidentit të SHBA-ve, Bill Clinton.
Gjatë fjalës së tij Milo u shpreh se pas anulimeve të vizitave të organizuara për ardhjen e Clinton në Shqipëri në vitin 1999 ai i dërgoi presidentit të asaj kohe një letër ku premtoi se do të vizitonte vendin.
“Ai dërgoi një letër te forte dhe na ftoi ne me 21 qershor per te shkuar në Shkup, na priti ne dhomë të veçantë dhe biseduam. Ishte takim miqësor dhe tha se ne rastin me te pare do te vinte.
Në nëntor u anulua se ai nuk donte qe te keqkuptohej vizita ne një momente ku PS kishte konflikt. Ardhja e tij ne atë moment mund te keqkuptohej.
Ne e shprehnin mes nesh qe amerikanet ishin reflektuar per te ardhur ne Shqipëri po ata shikonin elementin e sigurisë. Ata nuk hezituan te shkonin në Shkup dhe Prishtine.
Pas 99 amerikanet e përqendrojnë vëmendjen ne Shqipëri por drejt demokracisë,” u shpreh ish-ministri.