Gjykata e Durrësit ka lënë në burg pa afat kushëririn që i dogji lokalin këngëtarit të njohur, Noizy. Eraldo Musteqja akuzohet për djegien dy herë të lokalit dhe gjithashtu vendosjen e flakës derës së shtëpisë së nënës së këngëtarit.
26-vjeçari në gjyq mësohet se ka deklaruar se ka qenë në zonën pranë lokalit për të medituar dhe ka qenë duke u larguar nga aty, kur është përballur me policinë.
Reperi i njohur, Noizy sqaroi pak ditë më parë se Eraldo Musteqja është rritur nga familja e tij dhe ndërroi fe duke u kthyer në një besimtar ekstremist.