-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Qetësohet vala e protestave për vrasjen e 17-vjeçarit në Francë!

Kryesoret

Intensiteti i protestave në Francë ka shënuar rënie në ditën e 6-të pas vrasjes së 17-vjeçarit Nahel M nga policia. Ministria e Brendshme numëroi të hënën 78 arrestime për autorë incidentesh – kundrejt 322 personave të prangosur një ditë më pare.

Raporti i policisë për herë të parë pas 6 ditësh nuk përmban incidente të mëdha dhe serioze dhe konfirmon prirjen drejt qetësimit të trazirave pavarësisht sulmit në shtëpinë e kryebashkiakut të Haÿ-les-Roses.

Të dielën në mbrëmje, presidenti Emmanuel Macron mblodhi anëtarët e qeverisë për një raport të situatës, ndërsa sot do të presë presidentët e Asamblesë Kombëtare dhe Senatit e më pas kryetarët e bashkive.

Përgjatë javës së kaluar Franca u pushtua nga protestat që sollën shkatërrime në qytete ndërsa numri i të arrestuarve të enjten arriti në 2300. Gjyshja e të riut Nahel M, bëri thirrje dje për qetësimin e protestave ndërsa familjarë të tij apeluan për ndryshimin e ligjit për përdorimin e forcës dhe të armëve nga policia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit