-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SPAK çon në gjyq drejtorët e bashkisë Dimal për korrupsion

Kryesoret

Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet dhe ka çuar në gjyq dosjen me pesë zyrtarë të bashkisë Dimal dhe një menaxher të një firme private të akuzuar për korrupsion dhe shpërdorim detyre. Zyrtarët akuzohen se merrnin 3 mijë euro për leje ndërtimi.

Lista e të pandehurve;

  1. Arben Guraj (me detyrë përgjegjës shërbimesh pranë Bashkisë Dimal), akuzuar për veprat penale të “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245/1 /2 dhe 25 i K.Penal, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259/1 i K.Penal, “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 244 i K.Penal si dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, parashikuar nga neni 280 i K. Penal.
  2. Altin Pali (me detyrë drejtor i Zyrës së Urbanistikës, Bashkia Dimal), akuzuar për veprat penale të “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga nenet 248 e 25 dhe 259/2 të K.Penal.
  3. Valentina Jançe (me detyrë në kohën e kryerjes së veprës përgjegjëse sektori e urbanistikës prane Bashkisë Dimal), akuzuar për veprat penale të “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga nenet 248 e 25 dhe 259/1 të K.Penal.
  4. Agim Çunaj (me detyrë përgjegjës i IKMT pranë Bashkise Dimal), akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal.
  5. Arjan Demiri (inxhinier), akuzuar për veprën penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 i K.Penal.
  6. Vait Koshi (menaxher i një subjekti privat), akuzuar për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 244 I K. Penal.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit