Ish-ministri i jashtëm dhe Profesor, Paskal Milo i ftuar në “5 Pyetjet” nga Ilir Babaramo ka folur në lidhje përfundimin e misionit të Ballkanit të Hapur.
“Tensioni mes Kosovës dhe Serbisë ka arritur në një nivel të tillë që s’ka shans të përparohet e kapërcehet shumë shpejt.
Në një moment kur dy vende mes tyre janë në një marrëdhënie kaq të tensionuar, nuk bëhet fjalë të ulen në një tryezë. Që këtu Ballkani i hapur mori goditjen e parë.
E dyta është procesi i Berlinit, është marrë nga Gjermania, është rifuqizuar nga Scolzh dhe fakti që në tiranë do mbahet në tetor do mbahet samiti i procesit të Berlinit është një mesazh që iu dha Ballkanit dhe Shqipërisë duke i thënë orientohu nga procesi i Berlinit dhe lërë Ballkanin e hapur”, tha Milo.