Zbardhen detaje të reja nga ngjarja në Durrës ku një person i pajetë është gjetur brenda një automjeti në qytetin bregdetar. Viktima është A.R. 39 vjeç, i cili banon në Krujë.
Ngjarja ka ndodhur pranë shkollës “Jusuf Puka”, ku 39 vjeçari i vdekur është konstatuar brenda një makine ngjyrë gri.
Në vendngjarje ka mbërritur policia edhe ambulanca, të cilët po kryejnë veprimet e para hetimore.
Nuk dihet nëse ka qenë vdekje natyrale apo kemi të bëjmë me ngjarje kriminale.
Në vijim pritet të zbardhen më shumë detaje rreth viktimës dhe shkaqet e vdekjes.