Kruja është kryefjalë e ditës së sotme për vrasjen që ndodhi pak pas mesnate në fshatin Larushk.
Ramazan Sino 29-vjeç u qëllua me breshëri në oborrin e shtëpisë së kunatit të tij, Gentjan Bejtja, i cili ishte shënjestër, por shpëtoi. Të plagosur ngelën dy fëmijët e shënjestrës.
Por jo vetëm kaq. Policia e shtetit thuajse cdo ditë njofton për parcela me kanabis që janë zbuluar dhe asgjësuar në territorin e kësaj bashkie.
Sot u asgjësuan 304 bimë narkotike kanabis të tjera, që u gjetën të kultivuara në lagjen Micjon, Borizanë.
U arrestua kultivuesi dhe u shpall në kërkim bashkëpunëtori. Më parë, në kuadër të këtij operacioni, janë gjetur dhe asgjësuar 12 663 bimë narkotike kanabis.
Ngjarjet kriminale po “ziejnë” në këtë bashki.
30 plumba kallashi! Viktima në Krujë punonte shofer në prokurori