Pikiatë historike. Euro prek fundin. Monedha europiane e ka nisur muajin korrik me një rënie duke prekur një minimum të ri historik kundrejt lekut.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, euro këmbehet për 104.85 lekë, duke thyer edhe rekordin e vendosur më 9 Qershor prej 105.6 lekësh.
Banka qendrore planifikon një operacion ditën e enjte për të blerë 5 deri në 9 milionë euro valutë nga tregu. Pritet për t’u parë nëse do të ketë ndikim.
Flukset e turizmit, por edhe paraja e zezë e kanë zhvlerësuar vazhdimisht valutën europiane duke goditur eksportuesit, por edhe rezervimet në euro për pushimet.