Gjykata e Strasburgut ka gjobitur Shqipërinë me 3500 Euro për shkak se nuk i vendosi në dispozicion ish-gjyqtarit Admir Thanza një raport për pastërtinë e figurës gjatë procesit të vettingut, që e nxori jashtë sistemit të drejtësisë.
Në atë kohë gjatë procesit të Vettingut ish-gjyqtari kushtetues kërkoi të njihej me informacionet e DSIK që e referonte me probleme të figurës, por këto dokumente u konsideruan sekrete.
“Në çështjen Thanza kundër Shqipërisë, Gjykata u shpreh se kishte pasur shkelje të së drejtës për një proces të drejtë dhe asnjë shkelje të së drejtës për respektimin e jetës private dhe familjare.
Çështja kishte të bënte me verifikimin e kërkuesit nga autoritetet, gjë që kishte rezultuar në shkarkimin e tij nga posti i gjyqtarit të Gjykatës së Lartë.
Gjykata konstatoi se kërkuesit nuk i ishte dhënë mundësia e duhur për t’u mbrojtur në lidhje me dështimin e tij për të zbuluar kontaktet e tij me elementë të krimit të organizuar dhe se arsyetimi i autoriteteve kishte qenë i pamjaftueshëm dhe shumë formal” thotë gjykata.
Brenda tre muajve Thanza ka afat t’i drejtohet Dhomës së Madhe për të kundërshtuar edhe shkarkimin. Por Gjykata e Strasburgut thotë se “nuk kishte mangësi në procesin e vendimmarrjes në lidhje me vlerësimin e pasurisë së kërkuesit (Thanza) që kishte shërbyer si bazë ligjore më vete për shkarkimin e tij” thuhet në njoftim.