Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur datën 23 Korrik për përsëritjen e zgjedhjeve lokale në bashkinë e Rrogozhinës.
Pak ditë më parë Kolegji Zgjedhor vendosi që zgjedhjet të përsëriten në këtë bashki për shkak të parregullsisë në kutinë e burgut, e cila i hoqi fitoren nga dorë kandidatit demokrat duke ia dhënë për pak ditë socialistit Edison Memolla.