Misioni i KFOR-it ka dalë me një shpjegim pas deklaratave të deputetes britanike, Alicia Kearns, e cila ka thënë se ka armë që po kontrabandohen nga Serbia në Kosovë përmes autoambulancave dhe po shkarkohen në kishat ortodokse.
“Prezenca e supozuar e armëve ilegale është raportuar në Shtabin e KFOR-it, por pas hetimeve të mëtejshme për të gjetur konfirmimin e kësaj, nuk ka dalë asnjë provë për atë që është raportuar”, thekson KFOR-i.
Misioni ushtarak i NATO’s deklaron se “nuk ka asnjë dëshmi edhe në lidhje me kontrabandën e supozuar të kryer përmes vijës kufitare administrative ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në kishat ortodokse me autoambulanca”. Sipas KFOR, për çështjen e kontrabandës është përgjegjëse Policia e Kosovës.