-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Çfarë qëndron pas kërkesës së Listës Serbe për të shpallur Policinë e Kosovës organizatë terroriste?

Kryesoret

Për Kosovën është “absurd”, për Serbinë është “mesazh politik që kërkon përgjigje nga shteti”.

Këto janë reagimet e deritashme të zyrtarëve të dy shteteve ndaj kërkesës së Listës Serbe, partisë udhëheqëse të serbëve të Kosovës, që Qeveria e Serbisë ta shpallë Policinë e Kosovës organizatë terroriste.

Kërkesa e Listës Serbe u publikua pak ditë pasi Qeveria e Kosovës, më 29 qershor, shpalli terroriste “Mbrojtjen Civile” dhe “Brigadën e Veriut”, dy organizata për të cilat besohet se veprojnë në veri të Kosovës.

Akuzat për terrorizëm u bënë në kohën e rritjes së tensioneve në veri të Kosovës, por edhe në kohën kur bashkësia ndërkombëtare pret zbatimin e marrëveshjes dhe dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Çfarë kanë thënë zyrtarët e Kosovës dhe Serbisë?

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka quajtur “absurde” kërkesën e Listës Serbe, më 5 korrik.

Për ministrin e Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiç, kjo kërkesë është mesazh politik që kërkon reagimin e shtetit të Serbisë.

Më 3 korrik, Daçiç tha për televizionin B92 se qëllimi i Prishtinës është që organizatat e caktuara nga veriu i Kosovës të shpallen “terroriste”, për të shkaktuar frikë dhe zhvendosje të serbëve nga ajo hapësirë.

Daçiç pyeti nëse Beogradi duhet t’i publikojë emrat e të gjithë shqiptarëve që, sipas tij, “përgjatë viteve demonstruan kundër Serbisë”, si dhe se “serbët kanë të drejtë të shprehin pikëpamjet e tyre politike”./REL

Artikulli i plotë këtu.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit