-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Interesi 3%/ Gent Sejko: Çmimet u ulën! Katër arsyet e rënies së Euros

Kryesoret

Banka e Shqipërisë nuk do ta ndryshojë normën bazë të interesit, 3%. Kështu deklaroi sot Guvernatori i BSH-së, Gent Sejko. Inflacioni, tha ai është ulur në tre mujorin e fundit. “Këshilli konstatoi se inflacioni shënoi rënie gjatë tremujorit të dytë me 4.7%. këshilli vendosi që të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit 3%” tha Sejko.

Leku vijon që të formohet dhe monedhat e tjera janë në pikiatë me Euron në krye. Por Banka e Shqipërisë nuk sheh arsye për të ndërhyrë për kursin e këmbimit.

Tregun e monitorojmë çdo orë. Lidhur me ndërhyrjet e BSH-së janë të përcaktuara. E kemi theksuar që Banka e Shqipërisë ndërhyn në raste qartësisht të përcaktuara, kur kemi çrregullime, sjellje spekulative. Në rastet kur blejmë valutë për krijimin e rezervës.

BSH ka blerë mbi 120 milionë euro gjatë gjashtë mujorit të parë. Në 6 korrik kemi ankandin e radhës. Në ndërhyjmë në funksion të inflacionit. Nëse ndërhymë në 2018, këtë e kemi bërë për inflacionin për të ruajtur çmimet” tha ai.

Por përse është forcuar kaq shumë leku? Gent Sejko dha disa arsye. “Kursi i këmbimit vjen si pasojë e aktivitetit ekonomik. Gjashtë mujori i parë tregon se kemi rritje të të ardhurave nga turizmi, investimet e huaja që kanë rritje. Këtu përfshihen edhe blerjet dhe rritjen e remitancave. Këto kanale kanë rritje të hyrjes së euros” tha Sejko.

Pikiata e fortë! Leku “shkërmoq” euron dhe dollarin

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit