Dy të reja u arrestuan teksa po protestonin duke brohoritur “Jo mbreti im” në rrugët e Edinburgut, gjatë ceremonies ku Charles III mori bizhuteritë e kurorës së Skocisë.
Vajzat, përkatësisht 20 dhe 21 vjeç u arrestuan për shkelje të qetësisë pasi dyshohet se kanë tentuar të kapërcejnë barrierat e sigurisë.
Mbretit Charles iu dorëzua “Nderimet e Skocisë” në Katedralen e Shën Giles pasditen e sotme.
Pjesë e ceremonisë ishin Princi dhe Princesha e Uellsit, të njohur si Duka dhe Dukesha e Rothesay në Skoci.