Pas gjashtë muajsh, qeveria prezantoi sot rezultatet e para që kanë sjellë satelitët që u lëshuan në Janar në hapësirë.
Kryeministri Edi Rama tha se satelitët kanë konstatuar dëmet nga zjarret e vitit të kaluar, përmbytjet e këtij viti, por edhe situatën aktuale, kultivimin e kanabisit, ndërtimet pa leje, etj. Tani, tha kreu i qeverisë nuk ka më justifikime.
“Tani gjithçka lexohet në kohë reale lidhur me shfrytëzimin e territorit për të ndërtuar, lejet e ndërtimit dhe ndërtimet pa leje. Është një proces pune. Do të kërkojë kohë dhe përfshirje të institucioneve, por është jashtëzakonisht me shumë kursim në kosto dhe kontribut të madh.
Kanabisi, tanimë është shumë e lehtë për agjencitë dhe drejtuesit dhe qeverinë për të pasur qartësi të plotë. Jo vetëm sa sipërfaqe konstatohet por edhe sa ndërhyhet në cdo sipërfaqe. Kombinimi i të dhënave me GdF na jep një fuqi shumë të madhe. U fol për zjarret” tha ai.
LIVE-Çfarë ndodhi me satelitët? Qeveria nxjerr rezultatet: Ka qenë moti i keq
“U shtuan edhe tetë satelitë të tjerë nga kompania për të na furnizuar me më shumë imazhe në ato periudha që kishte mundësi të lexohej territori. Sot mund të themi se kemi një bazë fantastike të leximit të territorit sipas dikastereve.
Harta e përmbytjeve e bën të pamundur abuzimin me m2 të përmbytjeve apo që një përmbytje prej 3 km të kthehet në 15 duke shtuar viktima të ujit dhe prona të dëmtuara për të rritur faturën në kurriz të shtetit dhe normën e korrupsionit” tha ai më tej.
LIVE-Vijnë pamjet e para nga satelitët për bilancet e zjarreve dhe përmbytjeve