-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Paketa e qeverisë për të “thithur” trurin e informacionit: Keni paga të larta

Kryesoret

Qeveria ka bërë gati një paketë për të “thithur” në sektorin shtetëror personat që kanë studiuar dhe që punojnë në sektorin e teknologjisë së informacionit. Thelbi është tek paga, që sipas kryeministrit do të jenë shumë të mira duke konkurruar privatin, por edhe vendet e tjera të rajonit.

Me rritjen e pagave dhe mbështetjen e veçantë të atyre që bëjnë këtë punë është atraktive. Është një mundësi këtu, që janë në botën e teknologjisë, se sot shteti është konkurrenti më i fortë në treg për pagat në këtë sektor. Të punosh në agjencitë tona që merren me këto sisteme. Është një paketë e re që është bërë gati dhe sot ose javën tjetër kalon.

Asnjë i ri me dije në fushën e teknologjisë të mos e shohë as largimin nga Shqipëria as sektorin privat si dy mundësitë e veta. Ne u kemi garantuar mundësinë e tretë. Kush do të punojë për shtetin shqiptar për këto sisteme për të krijuar një Republikë që mbrojtja kibernetike, shërbimet dixhitale janë në nivel ekselence do të paguhet më mirë sesa kudo tjetër në rajon dhe sektorin privat” tha ai.

Gjatë fjalë së tij, Rama preku edhe mbylljen e sporteve në Kadastër. “Agjencia e Kadastrës ka kaluar në një sistem të dixhitalizuar dhe një marrëdhënie të dixhitalizuar me qytetarin. Kjo ka krijuar një konfuzion të madh brenda sistemit të shërbimit tek individët e mësuar t’i trajtojnë dosjet si mundësi për të ushtruar pushtetin e tyre të vogël që kthehet në pushtet absolut për nevojën e qytetarit”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit