-sidi education-spot_img
0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Paradoksi/ Ekonomia në krizë, largime masive, por pallatet po lulëzojnë

Kryesoret

Ndërsa ekonomia shfaqi shenja të ndjeshme ngadalësimi në tre muajt e parë të vitit dhe tendenca e popullsisë po vjen drejt tkurrjes, tregu i pasurive të paluajtshme vijon të lulëzojë. Të dhënat e publikuara nga INSTAT bëjnë të ditur se prodhimi i brendshëm bruto me çmime korente në aktivitetin e pasurive të paluajtshme, që mat vlerën e transaksioneve ekonomike në këtë sektor, arriti në 32.3 miliardë lekë, ose gati 300 milionë euro në tre muajt e parë të vitit.

Ky është niveli më i lartë i transaksioneve të tregut të pasurive të paluajtshme i regjistruar ndonjëherë, që kur INSTAT raporton të dhënat. Aktivitetet e pasurive të paluajtshme ishin sektori që kishin ndikimin më të lartë në rritjen e ekonomisë në tremujorin e parë. Kjo e fundit u zgjerua me 2.72% për janar-mars, niveli më i ulët që nga periudha e pandemisë, teksa “Aktivitete të pasurive të paluajtshme” kontribuuan me +0,62 pikë përqindje.

Së bashku me ndërtimin, prej 0.42 pikë përqindje, të dy sektorët kontribuuan në 38% të rritjes totale të ekonomisë. Që nga tremujori i parë i vitit 2021 tregu është rritur me ritme shumë më të shpejta në krahasim me periudhat e mëparshme, siç tregohet në grafikun: Aktivitete të pasurive të paluajtshme, PBB me çmime korente, të përshtatura sezonalisht.

Rekordin e mban kryeqyteti, në linjë dhe me shtimin e shpejtë të lejeve të ndërtimit. Sipas Statistikave të INSTAT, në vitin 2022 u dhanë gjithsej nga Bashkia e Tiranës leje ndërtimi me sipërfaqe prej rreth 1.81 milionë metra katror, rreth 70% e totalit të dhënë në gjithë vendin. (Lexo KETU lajmin e plote).

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit