-sidi education-spot_img
0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama bën gati ligjin: Mjekët duhet të punojnë 5 vite me detyrim në Shqipëri

Kryesoret

Qeveria shqiptare ka miratuar sot projektligjin që detyron studentët e mjekësisë që të punojnë me detyrim disa vite në Shqipëri përpara se të largohen jashtë vendit.

Konkretisht, Edi Rama tha se studentët që do të nisin këtë vit universitetin e mjekësisë duhet që të firmosin një kontratë që në fund të punojnë 5 vite me detyrim në atdhe, ose në të kundërt të paguajnë tarifën reale të studimeve që nuk është do të jetë 45 mijë lekë në vit, por gati 5 mijë euro.

Për studentët që janë aktualisht në proces studimi do të ketë nivel progresiv për vitet e detyrimit për të punuar në Shqipëri ose në të kundërt tarifën e re për vitet e mbetura.

Mjeku nuk është njëlloj si të tjerët, por i lidhur drejtpërdrejt me detyrimin e cdo shtetit për t’u kujdesur për shëndetin e qytetarëve. Në kushtet kur Gjermania e para dhe vendet e tjera të pasura janë në duke luftuar me demografinë e tyre, plakjen dhe burimet e freskëta që duhet të vijnë nga jashtë dhe ku janë bërë stacion i ndalesës së fundit për shumë profesionistë.

Për shumë njerëz të kualifikuar të shumë fushave dhe mjekët. E kemi të domosdoshme të marrim këtë hap. Që është më normali dhe i lehti. Çdo student i mjekësisë që do të hyjë në universitet do të njihet me faktin që studimet i ka aq sa janë dhe pastaj për t’u pajisur me diplomë duhen pesë vite në shërbim të popullit.

Për ata që janë në proces vitet janë më të ulëta. Por është zgjedhja e tyre. Ata që janë tani në universitet mund të largohen por për vitet e mbetura duhet të paguajnë një tarifë tjetër që mbulon kostot dhe nevojën që ka universiteti për të formësuar një student” tha ai. Nisma është kundërshtuar nga studentët.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit