-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Trazirat në Francë, Macron: Mund të ndërpresim rrjetet sociale

Kryesoret

Trazirat e ditëve të fundit e kanë detyruar presidenti francez, Emmanuel Macron të thotë se qeveria duhet të konsiderojë masën për ndërprerjen e rrjeteve sociale pasi situata po del jashtë kontrollit në vend.

“Ne duhet të mendojmë se si të rinjtë përdorin rrjetet sociale. Kur gjërat dalin jashtë kontrollit, ne mund të na duhet t’i rregullojmë ose t’i ndërpresim ato”, tha Macron.

Komentet e presidentit erdhën pasi ministrat fajësuan të rinjtë që përdorin platforma të tilla si Snapchat dhe TikTok për organizimin dhe inkurajimin e trazirave dhe dhunës pas të shtënave javën e kaluar të një adoleshenti gjatë një ndalese trafiku policor në periferi të Parisit.

Nga ana tjetër kritikët thonë se një vendim i tillë do ta vendoste Francën përkrah vendeve autoritare si Kina, Rusia, Irani dhe Koreja e Veriut në shqyrtimin e masave të tilla.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit