-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

VOA: Thellohen vonesat e proceseve në Gjykatën e Apelit të Tiranës

Kryesoret

Vonesat e proceseve gjyqësore në Gjykatën e Apelit të Tiranës janë thelluar me dy deri në tre herë më shumë gjatë vitit 2022, krahasuar me vitin 2016, kur nisi reforma në sistemin e drejtësisë.

Qendra për Çështje të Informimit Publik, INFOÇIP, sapo ka mbyllur një studim mbi ngarkesën e punës në Gjykatën e Apelit të Tiranës.

Shkaku kryesor i vonesave, pohojnë studiuesit, është mungesa e gjyqtarëve, dhe si zgjidhje shihet dyfishimi i trupës gjyqësore.

Vonesat gjyqësore në Apelin e Tiranës janë thelluar më tej në vitin 2022 krahasuar me vite të mëparshme dhe me vitin 2016, kur nisi reforma gjyqësore.

Nga studimi mbi Gjykatën e Apelit të Tiranës i Qendrës INFOÇIP doli se vitin e kaluar kohëzgjatja mesatare e shqyrtimit gjyqësor për çështje civile themeli ishte 1 mijë e 118 ditë ose rreth 3 vjet, kur në vitin 2016, ky tregues ishte rreth 1 vit, pra u përkeqësua me gati 3-fish.

Ndërsa kohëzgjatja mesatare e shqyrtimit gjyqësor në 2022 për çështje penale themeli ishte 635 ditë ose 1.7 vjet, kur në vitin 2016, ky tregues ishte sa gjysma, ose u përkeqësua me gati dyfishin e kohës.

Evadimi i dosjeve gjyqësore gjatë vitit 2022 pësoi një përkeqësim të ndjeshëm në krahasim me vitin 2016, kur nisi reforma gjyqësore, thotë Gert Shella, drejtuesi Qendrës INFOÇIP.

Gjykata e Apelit në kryeqytet shpalli 1 mijë e 560 vendime për çështje themeli dhe civile, por ky numër është 3 herë më i ulët se ai i vitit 2016, kur u morën 4 mijë e 625 vendime./VOA

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit