-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

A “vdiq” Ballkani i Hapur? Rama: Të zhytemi me mendje e zemër te Procesi i Berlinit

Kryesoret

Edhe 1000 herë të kthehesha pas, do ta bëja sërish. Nuk kam lajmërim vdekje për “Ballkanin e Hapur”! Kështu deklaroi sot Edi Rama nga Shkupi gjatë takimit me kryeministrin Dimitar Kovacevski. E pranoi se e ka hedhur pas krahëve, kur tha se tani me mendje dhe zemër duhet të fokusohemi te “Procesi i Berlinit”.

Ne duhet të zhytemi me mendje dhe zemër në procesin e Berlinit për ta kthyer në një proces funksional, plotësisht sikur “Ballkani i Hapur” tregoi se jemi funksional kur jemi së bashku. Procesi i Berlinit nuk ngeci nga ata që ngritën “Ballkanin e Hapur”, por nga ata që vendosën vetot.

Shpresoj që t’i japim një shtysë të re që nuk është një proces si deri më sot. Shpresoj ta kthej të lidhur me planin e ri të financimeve të BE-së, që na duhet Gjermania patjetër pastaj edhe vendet e tjera për ta jetësuar.

Jemi në një fazë tjetër të raporteve me BE-në dhe për këtë Procesi i Berlinit është një urë, këmbët e të cilës duhen forcuar.

Që ne të fokusohemi tek kjo urë pa u shqetësuar nga “Ballkani i Hapur”, kjo apo jo, unë them se duhet të fokusohemi te “Procesi i Berlinit”. Nëse doni të nxjerr një lajmërim vdekje nuk kam dhe nuk kam për ta nxjerrë. Kur ka pritur që Ballkani i Hapur të dështojë le të këndojë këngën” tha ai.

Kryeministri Kovaçevski tha se “Ballkani i Hapur” dha rezultate të prekshme. “Historia me “Ballkanin e Hapur” nuk ka përfunduar. “Ballkani i Hapur” dha shumë rezultate. “Ballkani i Hapur” nuk e ka kryer misionin e vet” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit