-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Anëtarësimi i Suedisë në NATO, Stoltenberg: Në interes të të gjithë aleatëve

Kryesoret

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg pas takimit në Bruksel me ministrat e jashtëm të Suedisë dhe Turqisë është shprehur para gazetarëve se pranimi i Suedisë është i realizueshëm.

“Tani është koha që Suedia t’i bashkohet aleancës ,” tha Stoltenberg.

Në fjalën e tij Sekretari i NATOS-s u shpreh se një vendim pozitiv ka të ngjarë të pasojë në samitin e Aleancës në Vilnius javën e ardhshme.

Stoltenberg gjithashtu tha se ai ka thirrur një takim midis krerëve të Turqisë dhe Suedisë në prag të samitit për të avancuar kërkesën për anëtarësim të Stokholmit.

“Ajo që ne po përpiqemi të arrijmë është një vendim pozitiv në samitin, ku Turqia e bën të qartë se është e gatshme të ratifikojë kërkesën suedeze ,” shtoi ai.

Në fund të fjalës së tij Sekretari përfundoi duke thënë se të gjitha palët e përfshira bien dakord se hyrja e Suedisë në Aleancë është e rëndësishme për të gjithë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit