-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Çfarë është Threads dhe si mund të regjistroheni

Kryesoret

Më shumë se dhjetë milionë njerëz i janë bashkuar rrjetit më të ri social nga Meta Platforms, Threads – i krijuar për t’i bërë konkurrencë platformës Twitter – në orët e para pas lëshimit të tij publik, të enjten, ka njoftuar shefi i kompanisë, Mark Zuckerberg.

Shifrat e larta të përdoruesve janë shënuar pavarësisht se lëshimi i Threads-it është shtyrë në Bashkimin Evropian, teksa janë ngritur pikëpyetje nëse aplikacioni do t’i respektojë rregullat e ashpra të BE-së për privatësinë e të dhënave.

Në Threads, përdoruesit mund të bëjnë postime me shkrim – me më pak se 500 shkronja e shenja – dhe të përfshijnë në to fotografi dhe video me gjatësi maksimale prej 5 minutash. Threads i ngjason shumë rivalit të tij, Twitter – me përmbajtje të shkurtër tekstuale, pëlqime dhe ripublikime.

Platforma e re, e cila është pjesë e Instagram-it, lejon njerëzit të regjistrohen duke përdorur llogaritë e tyre në Instagram – mundësi të tjera regjistrimi tash për tash nuk ofrohen.

Aktualisht, qasja në Threads mund të bëhet vetëm përmes aplikacionit të tij, për platformat mobile iOS dhe Android, teksa, njëherë, nuk ekziston një version për kompjuterë, ndërsa Meta nuk ka treguar se kur mund ta ofrojë një të tillë.

I ndërtuar nga ekipi i Instagram-it, Threads ju jep përdoruesve mundësinë që t’i ndjekin përnjëherë të gjitha llogaritë që tashmë i ndjekin në Instagram./REL

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit