Dy persona janë plagosur me sende të forta pasditen e sotme në Fushë Krujë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Borizanë. Shkak dyshohet se ka qenë konflikti për guroren.
Të plagosurit ndodhen në spital. Njëri prej tyre është në gjendje të rëndë për jetën si pasojë e plagëve të shumta që ka marrë. Policia ka nisur hetimet për konfliktin.