-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

EMRI/ Kanoste një 28-vjeçare për ta shfrytëzuar për prostitucion, arrestohet 38-vjeçari

Kryesoret

Dy persona janë vënë në prangat e policisë së Durrësit, pasi akuzohen për ushtrim prostitucioni. Arrestimi i Tajar Vrenozit është bërë në kuadër të operacionit  të koduar Flower”, i zhvilluar më datë 17 qershor 2023, si rezultat i një hetimi katërmujor, për goditjen e një rasti të veprimtarisë kriminale të shfrytëzimit për prostitucion. Gjithashtu në pranga është vënë edhe një 28 vjeçare e shpallur në kërkim për ushtrim të kësaj veprimtarie kriminale.

Si rezultat i kërkimeve dhe i veprimeve të tjera procedurale të kryera në kuadër të operacionit policor të koduar “Floëer”, të zhvilluar më datë 17.06.2023, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme të DVP Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Durrësit, u bë lokalizimin dhe kapja e 2 shtetasve të shpallur në kërkim:

Nga provat e siguruara si rezultat i një hetimi katërmujor, dyshohet se 38-vjeçari kanoste shtetasen V. M., për të ushtruar prostitucion, si dhe i siguronte asaj klientë nga Shqipëria, Italia dhe Belgjika, për ta kryer këtë veprimtari kriminale, kundrejt pagesave 150-300 euro.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një automjet, 4 celularë dhe një tablet. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit