-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

I kërkoi NATO-s të angazhonte FSK, Aleanca refuzon Kurtin: Partner jo i besueshëm!

Kryesoret

NATO i kthen përgjigje Albin Kurtit i cili kërkoi më herët përfshirjen e Forcave të Kosovës në partneritet për paqe. Zëvendëssekretari i përgjithshëm thotë se qeveria Kurti nuk është treguar partner politik i besueshëm, në kundërshtim me aspiratat Perëndimore të popullit Kosovar. Veprimet e saj kanë vënë në rrezik jetën dhe sigurinë e ushtarëve të KFOR, thotë numri dy i NATO-s.

“Jam këtu për të konfirmuar qëllimin e NATO-s për paqe e stabilitet. Nuk kemi parë përparim nga Prishtina e Beogradi për deeskalim dhe kjo ka vënë në rrezik jetën e qytetarëve. Nga ngjarjet e fundit, kemi pasur numrin me të madh të ushtarëve të lënduar të KFOR-it që nga viti 1999. Kjo është e papranueshme. Është çështje urgjente për Prishtinën dhe Beogradin të ndërmarrin hapa konkretë për shtensionim, të dialogojnë dhe t’i respektojnë marrëveshjet”, tha Goffus.

Goffus ka treguar se ka vizituar ushtarët e KFOR-it në veri, ndërsa ka thënë se ushtarët janë të gatshëm të intervenojnë nëse ka përshkallëzim të situatës.

“U bëjmë thirrje dy palëve që ta respektojnë marrëveshjen e Brukselit dhe aneksin zbatues të Ohrit. Askush nuk duhet të tentojë një konflikt të ri në Evropë”, tha Goffus.

Zëvendëssekretari thekson se bashkëpunimi në kohë dhe kuptimplotë është i një rëndësie kyçe, por shton se me Kosovën është parë një rënie në koordinim praktik dhe politik, që sipas tij bie ndesh mes aspiratat euroatlantike të popullit kosovar. Kemi rënie të bashkëpunimit me Kosovën. Ushtarët e KFOR lënë familjet dhe vijnë këtu për të siguruar qetësi dhe narrativat për ushtarët tanë janë të papranueshme nga të dyja palë,” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit