Kryeministri Edi Rama nisi sot turin dyditor ballkanik në kuadër të Procesit të Berlinit, i cili do të mbahet për herë të parë në Tiranë në tetor të këtij viti. Turi nisi nga Shkupi. Dimitar Kovacevski mikpriti Ramën me ceremoni zyrtare.
Takimi mes dy delegacioneve u pasua me një konferencë për mediat. “Procesi i Berlinit është me një rëndësi jetike për rajonin e Ballkanit” tha Kovacevski.
Gjatë turit, kreu i qeverisë do të zhvillojë takime me të gjithë liderët e rajonit, ndërsa pret konfirmim vetëm nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.