Deri në orët e mesditës, Shqipëria do të paraqitet nën ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta në të gjithë territorin e vendit por pjesa e dytë e ditës dhe në vijim do të sjellë vranësira nëpër të gjithë vendin, më të dendura në zonat Verilindore duke rrezikuar rrebeshe shiu afat-shkurtër.
Parashikohet stabilitet i atmosferës gjatë orëve të vona të mbrëmjes dhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 14°C deri në 36°C. Vlerat më të larta priten në Elbasan, Berat dhe Sarandë.
Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor duke krijuar ne Adriatik dhe Jon dallgë 2 ballë.
Kosova
Territori i Kosovës do të jetë në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta gjatë paradites por pas-mesditës pritet zhvillim i tyre duke gjeneruar shira ku herë pas here do të jenë rrebeshe. Më të theksuara shirat paraqiten në zonat Veriore dhe Veriperëndimore të Kosovës.
Parashikohet që orët e vona të mbrëmjes të sjellin përmirësim të kushteve atmosferike duke bërë që i gjithë rajoni i Kosovës të dominohet nga kthjellime, vranësira të dendura por pa reshje. Temperaturat e ajrit do të rriten sërisht duke ngjitur termometrin deri në 28 apo 29 gradë C.