Pas videove të shumta duke kërcyer bashkë në dasmën e vëllait të Butrintit disa javë më parë, të gjithë u befasuan nga mungesa e Don Xhonit në ditëlindjen e Imerit.
Ky detaj nuk shpëtoi pa u vënë re, ku më pas u kuptua që “shokët e ngushtë” nuk ndiqen as në Instagram.
Më pas u aludua se dyshja me shumë mundësi i kanë prishur raportet midis tyre.
Së fundmi ka qenë reperi nga Drenica që ka publikuar një video ku krahas shkruan: “Mos u merakosni shumë”.