-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ndërtuesit parashikojnë të rrisin sërish çmimet e apartamenteve në tre muajt e ardhshëm

Kryesoret

Çmimet e apartamenteve u rritën ndjeshëm tre vitet e fundit, ndërsa në gjysmën e dytë të vitit të kaluar, tendenca duket se u qetësua, duke shënuar rënie të lehtë. Por, në qershor, ndërtuesit sërish mendojnë që të rrisin çmimet në muajt në vijim.

Sipas vrojtimit të besimit të bizneseve të publikuara nga Banka e Shqipërisë, që ka intervistuar ndërtuesit, këta të fundit kanë shtuar pritshmëritë për rritjen e çmimeve në qershor, pas një pesimizmi në dy muajt e mëparshëm.

Ndërtuesve u bëhet pyetja: Si prisni të ndryshojnë çmimet që ju do të vendosni gjatë 3 muajve të ardhshëm? Balanca e përgjigjeve për këtë pyetje u rrit në qershor, duke arritur në 26.2 (kjo balancë nënkupton që 26.2% më shumë ndërtues mendojnë se çmimet do të rriten në raport me ata që mendojnë të kundërtën).

Ndërtuesit janë optimistë dhe për rritjen e aktivitetit të tyre në muajt në vijim. Sipas Bankës së Shqipërisë, Treguesi i Besimit në Ndërtim (TBN) u rrit me 2.2 pikë përqindje në muajin qershor, duke shënuar nivelin më të lartë historik.

Ky tregues qëndron 37 pikë përqindje mbi nivelin e mesatares afatgjatë. Rritja këtë muaj u përcaktua si nga vlerësimet më të mira për aktivitetin aktual ndërtues ashtu dhe për nivelin e porosive aktuale. Ndërkohë, si pritjet për punësimin ashtu edhe ato për çmimet në të ardhmen shënuan rritje.

Optimizmi i biznesit të ndërtimit duket i lidhur me përmirësimin e porosive, ndonëse balanca e përgjigjeve për pyetjet “Si i vlerësoni porositë (kontratat porositëse) aktualisht?” është negative në -10, por gjithsesi është niveli më i mirë që është regjistruar ndonjëherë që nga viti 2016, kur raportohen të dhënat./monitor

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit