“Shqipëria nuk është një parti politike këtu në Kosovë. Unë personalisht nuk kam parti politike të regjistruar këtu në Kosovë.
Kur Albini ka ardhur në Shqipëri për të nisur fushatën elektorale me një parti të regjistruar në Shqipëri e cila garonte kundër partisë sime, unë Albinin e prita për drekë. Dhe nuk kemi pas asnjë problem, dhe s’ia kam ngritur si çështje se ‘si vjen ti këtu e bën fushatë kundër meje dhe do takim’.
Absolutisht jo. Tani ç’lidhje ka kjo që Shqipëria nuk e ka mbështetur Kosovën për të luftuar bandat, sepse s’e kuptoj. Ne nuk jemi parti politike, jemi shtet, jemi tjetër shtet.
Dhe këtu nuk është çështja a duhet… nuk kam dëgjuar asnjë nga aleatët dhe partnerët tanë strategjikë, që i kemi të përbashkët, që të thotë se Kosova s’duhet të luftojë bandat dhe qeveria e Kosovës nuk duhet të luftojë bandat.
Ky është një interpretim shumë i shtrembër i një realiteti që nuk ka të bëjë me bandat. Lufta me bandat është luftë me bandat.
Ky realitet është krejt tjetër, ka të bëjë me faktin, dhe kjo është arsyeja e pozicionit tim, që të gjithë aleatët, miqtë dhe partnerët e Kosovës, i kanë vënë Kosovës në tryezë mundësinë për një marrëveshje historike që çliron përfundimisht Kosovën nga zona në hije e mosnjohjeve nga gjysma e botës, dhe nga pesë shtete këtu në BE,” tha Rama.









