Dy persona janë plagosur pasditen e sotme në një lokal në aksin rrugor Fushë Krujë – Thumanë. Në konflikt u përfshinë pesë persona. Të plagosurit janë Jashar dhe Bilbil Maja. Një biznesmen bashkë me dy persona të tjerë i rrahën. Konkretisht; Xh. Rr., I. Rr., dhe K. Rr.
Sipas policisë, gjatë konfliktit Xh. Rr., I., Rr., dhe K. Rr., dyshohet se kanë goditur me sende të forta Jashar dhe Bilbil Majën, të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.
Shkak për konfliktin midis këtyre dyshohet të jetë një gurore në fshatin Borizanë, në pronësi të biznesmenit P. Rr., i cili sipas policisë ka leje shfrytëzimi dhe licencë për zhvillimin e aktivitetit.
Bilbil dhe Jashar Maja pretendojnë se ndodhin plasje në gurore, krijon çarje dhe dëmtime në banesat e tyre. Kjo ka qenë arsyeja e sherrit që ka degjeneruar në dhunë.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë kanë shoqëruar Xh. Rr., dhe P. Rr., si dhe po punojnë për shoqërimin e I. Rr., dhe K. Rr., të përfshirë në këtë konflikt.
Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe në përfundim të veprimeve hetimore do të ketë një informacion të plotë.
Dy të plagosur për guroren në Krujë! Vjen njoftimi i parë i policisë