Deputeti i PD-së, Tritan Shehu e cilësoi të turpshme lëvizjen e qeverisë Rama për të miratuar me procedurë të përshpejtuar ligjin për të detyruar mjekët e rinj që të qëndrojnë pesë vite me detyrim në atdhe.
“Kjo është qeveria e skuthave, frikacakëve. Ju doni të godisni mjekët, studentët dhe doni që shqiptarët të tymosin kanabis. Kolegë të maxhorancës, ku është dinjiteti juaj?
Po goditet dinjiteti i mjekëve. Po kthehen në skllevër për punë të detyruar në kundërshtim me liritë dhe kushtetutën.
Enver Hoxha nuk kishte guxuar të miratonte një ligj të tillë, ju guxoni. Turp! Nuk ka turp më të madh se kjo. Kjo e shkatërron cilësinë e mjekëve, nuk e përmirëson” tha ai.









