-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Testamenti me thesarin u hap! Vjen reagimi i parë i fëmijëve të Berlusconit

Kryesoret

Testamenti u hap dhe pasuria e Berlusconit u nda. Ka ardhur edhe reagimi i parë i familjes. “Marina, Pier Silvio, Barbara, Eleonora dhe Luigi Berlusconi, pasi kanë lexuar testamentin e babait të tyre Silvio Berlusconi, informojnë se asnjë person i vetëm nuk do të mbajë kontrollin direkt mbi “Fininvest”.

Kjo sipas mediave italiane u lexua në një shënim të dërguar nga Marina Berlusconi, edhe në emër të të gjithë vëllezërve dhe motrave, pas testamentit të Silvio Berlusconit. “Noteri që ka lexuar testamentin do të kryejë detyrimet ligjore në orët në vijim”, përfundon shënimi.

Shumë dashuri për të gjithë ju. Faleminderit, shumë dashuri për të gjithë ju, babai juaj“. Këto ishin më tej fjalët që kishte shkruar Silvio Berlusconi në testamentin e tij. Teksti mban datën 19 janar 2022 me mbishkrimin për fëmijët e mi.

Por çfarë vendosi testamenti?
Fininvest, që kontrollon grupin televiziv dhe Mondadori, si dhe 30% në Banca Mediolanum, mbetet në duart e familjes. Dhe, nga sa mësohet vajza e madhe Marina po merr një rol kryesor. Me një qarkullim mbi 5 miliardë dhe rreth 20,000 punonjës, Fininvest është në qendër të testamentit.

Hapet para dëshmitarëve testamenti i Berlusconit, si do të ndahet pasuria?

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit