Një sasi lëndë shpërthyese i është vendosur ish-magazinave të grumbullimit në Mamurras, e cila fatmirësisht nuk ka shpërthyer. Ngjarja ka ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme.
Persona ende të paidentifikuar kanë vendosur një sasi të dyshuar si lëndë eksplozivi në këto godina në pronësi të shtetasit Spahi Jahja nga Laçi, të cilat i kishte kthyer në biznes.
Në vendin e ngjarjes ka mbërritur grupi hetimor për zbardhjen e ngjarjes.