-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Një tjetër talent ka lindur në peshëngritje, Samoel Rrasa i sjell tjetër medalje Shqipërisë

Kryesoret

Sportistët e Shqipërisë po shkëlqejnë në Kampionatin Evropian të Peshëngritjes për të rinjtë që po mbahet në Chişinău të Moldavisë. Këtë herë ka qenë Samoel Rrasa që ka siguruar një tjetër medalje për kuqezinjtë. 15-vjeçari ka fituar medaljen e bronztë në shkëputje, për peshën deri në 67 kilogramë.

Rrasa ngriti 116 kilogramë në provën e tij më të mirë. Kuqezinjtë kanë katër medalje nga kjo veprimtari, me sportisten Enkileda Carja që mori tre të arta në kategorinë e vajzave.

Pas sportistes nga Elbasani, është radha e Rrasës për t’u ngjitur në podium dhe vendosur emrin mes fituesve. Duket se e ardhmja e shtangës në Shqipëri është në duar të sigurta, me dy kampionët e rinj që premtojnë për më tej.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit