-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Turqia mban “bllokuar” Suedinë për anëtarësimin në NATO

Kryesoret

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg njoftoi se Suedia dhe Turqia kanë bërë njëfarë përparimi në bisedimet e tyre në lidhje me anëtarësimin e Suedisë në NATO dhe tejkalimin e kundërshtimeve të presidentit turk Recep Tayyip Erdogan.

Megjithatë, ka ende dallime të forta midis qëndrimeve të tyre që duhet të adresohen.

Stoltenberg deklaroi se ai, Erdogan dhe kryeministri suedez Ulf Kristersson do të takohen në Vilnius, Lituani, të hënën, pak para samitit të NATO-s, për të diskutuar mbi këto dallime dhe për të gjetur gjuhën e përbashkët.

Shpresa ishte fillimisht për të zgjidhur çështjet përpara samitit, i cili do të kishte shënuar një moment simbolik dhe një shenjë se veprimet e Rusisë në Ukrainë po i shtyjnë vendet të anëtarësohen në NATO.

Më herët zyrtarë të lartë nga Suedia dhe Turqia shkuan në selinë e NATO-s në Bruksel për të adresuar kundërshtimet e presidentit turk Recep Tayyip Erdogan ndaj anëtarësimit të Suedisë në aleancën ushtarake.

Bisedimet, të udhëhequra nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, përfshijnë ministrat e jashtëm, shefat e inteligjencës dhe këshilltarët e sigurisë kombëtare të të dy vendeve.

Përfaqësues nga Finlanda, e cila zgjidhi me sukses shqetësimet e Turqisë dhe u bashkua me NATO-n në prill, gjithashtu po marrin pjesë në këtë takim.

Delegacioni turk përfshin ministrin e Jashtën Hakan Fidan, këshilltarin e Erdoganit Akif Cagatay Kilic, zëvendësministrin e Jashtëm Burak Akcapar dhe shefin e inteligjencës Ibrahim Kalin.

Suedia dhe Finlanda braktisën politikën e tyre të gjatë të mosangazhimit ushtarak pas pushtimit rus të Ukrainës në muajin shkurt të vitit 2022 dhe aplikuan për anëtarësim në NATO. /REL

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit