Njëri nga të plagosurit nga grupi i Rrajave, Jashar Maja ka rrëfyer dhunën që pësoi nga grupi Rraja pasi u ankua për guroren. “Ka qene Xhelali, Përparimi, Flamur Rraja, kemi njohur shumë. Kemi marrë policinë në telefon pasi kanë ikur ata.
Kam tërhequr çunin e xhajës zvarrë dhe kam dal në rrugë. Policia erdhi pas dy orësh. Ka ardhur një patrullë që ishte më afër dhe ka ardhur për dy orë. Na kanë shoqëruar në Komisariatin e Fushë Krujës dhe më pas në Spitalin Ushtarak.
Gjendja është shumë keq. Ka dal nga spitali ushtarak dhe e kemi çuar në një spital më të specializuar privat. Unë kërkoj drejtësi nga shteti, nëse nuk vepron, nuk ia fal Xhelal Rrajës. Kam vetëm tre vjet që kam hyrë në shtëpi dhe instalimet i kam akoma pa vënë” tha ai.
Vëllai i Jashar Majës, Murati ka treguar se vëllai i tij aktualisht është në gjendje të rëndë shëndetësore. “Unë jam Murati, vëllai i Jasharit. Shikoni si është bërë muri, nuk është shtëpia 100-vjeccare. Urdhëro, shikoje!
Nuk ia kam borxh kërkujt, nuk ia kam borxh askujt nga atyre që më kanë rrahur vëllain se ka marrë pjesë në protestë. Nuk ia kam borxh se më shembin shtëpinë dhe ne marrim pjesë në protestë.
Jashari tani ndodhet në shtëpi në gjendje të rëndë, çuni i xhaxhait ka shkuar në spital prapë se nuk mund të qëndrojë. Unë kam qene në shtëpi dhe më ka marrë vëllai dhe më ka thënë që na kanë rrahur rëndë.
Kanë nxjerr edhe një video, duke i rrahur rëndë dhe Xhelal Rraja me patllake në dorë. Ne kemi denoncuar guroret, nuk ka është kthyer asnjë përgjigje” tha ai.
Rraje me hunj e pistoleta! Provat, si tentoi policia të mbrojë fisin e deputetit?