Pamjet e dhunës barbare që vijnë nga Kruja kanë tmerruar çdo njeri. Mbi 15 persona, si huliganë, me hunj, sende të forta dhe pistoleta zbarkojnë me një varg makinash në një lokal dhe dhunojnë dy qytetarë se përse protestuan për të drejtën e tyre pasi shpërthimet e gurores po u shembnin shtëpitë.
Për të treguar se kush janë dhe për të dhënë një mesazh për të tjerët, agresorët, ose më saktë barbarët e filmuan skenën. Të përfshirë rezultojnë edhe të afërm të deputetit socialist Rrahman Rraja. Licencën e gurores e kishte Përparim Rraja. Në konflikt janë përfshirë edhe familjarë sipas mediave.
Por si veproi policia?
Vetë policia e shtetit në informacionin zyrtar që jep thotë se ngjarja ndodhi dje në orën 11:00 të paradites. Por, nuk e bëri publik në kohë. Drejtoria e Policisë Tiranë reagoi me një njoftim disa radhë vetëm pas gjashtë orëve. Pse priti kaq shumë? Në njoftimin e parë në orën 17:11 minuta të pasdites, policia deklaroi se tre persona rrahën dy vëllezërit Jashar dhe Bilbil Maja për shkak të gurores.
“Vrite, bjeri, bjeri…”! EMRAT-Kush janë 4 të rinjtë që rrahën vëllezërit në Krujë?
Dy nga të cilët u shoqëruan dhe për dy të tjerë ishin në kërkim. Ndoshta, duke menduar se këtu u mbyll gjithçka, policia nuk dha asnjë informacion tjetër deri sot në orën 12:58. Në këtë moment vjen njoftim i gjatë me një listë të zgjeruar të personave të arrestuar dhe atyre në kërkim.
Sherri me hunj dhe pistoleta në Krujë! 12 në qeli, 3 në kërkim nga fisi Rraja
Pse kaq vonë? Reagimi erdhi pasi dy orë përpara se të sillnin komunikatën doli video që tregonte gjithçka. Fakti që reagimet e policisë ishin me gjashtë orë vonesë dhe gjithmonë pasi në media doli informacioni i parë dhe më pas video krijon dyshime të forta se ngjarja ku janë të përfshirë të afërm dhe familjarë të deputetit socialist u tentua të fshihet.
Hakmarrja për guroren/ Ky është qytetari që u dhunua barbarisht nga Rraja: Nuk ka shtet









