Këtë të premte është bërë me dije se qyteti i Malmo-s në Suedi do të presë vitin e ardhshëm festivalin e 68-të të këngës në europiane, Eurovision Song Contest.
Qyteti bregdetar në jug të vendit u zgjodh përpara kryeqytetit Stokholm pas “dialogut me disa qytete”, thanë organizatorët.
“Malmö Arena” do të organizojë gjysmëfinalet më 7 dhe 9 maj 2024, si dhe finalen e madhe të Eurovision më 11 maj.
Loreen e Suedisë fitoi “Eurovision 2023” me këngën e saj “Tattoo” në muajin maj në Liverpool.
Do të jetë hera e shtatë që Suedia, shtëpia e legjendave të Eurovision Abba, do të jetë mikpritëse e këtij kompeticioni.