-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Barbaria e fisit të deputetit/ Eksperti për “5Pyetjet.al”: 4 hapa, shkrini komisariatin

Kryesoret

Opinioni publik u trondit nga pamjet barbare të dhunës që ushtroi djali, dy vëllezërit dhe fisi i deputetit socialist, Rrahman Rraja kundër dy kushërinjve të fisit Maja në Krujë për shkak se u ankuan për shpërthimet e gurores.

Lëvizjet e policisë kanë krijuar hije të forta dyshimi mbi reagimin për denoncimet që bënë banorët, por edhe pas ngjarjes që e bëri zyrtarisht publike vetëm pasi doli në media.

Por si mund të vendosë policia rregullin dhe fuqinë në këtë zonë? Eksperti i policisë, Fatjon Softa në një prononcim për “5Pyetjet.al” u shpreh se zgjidhja fillon nga shkrirja e komisariatit të policisë së Krujës.

Së pari puna duhet të fillojë tek gurorja, a është apo jo me licencë, a ka paguar taksa? Duhet të shkojë krimi ekonomik. E dyta a ka tejkalim? E treta të gjithë personat përgjegjës duhet të shkojnë përpara drejtësisë, pavarësisht emrit apo mbiemrit, në të kundërt ka rënë shteti.

E katërta komisariati i Krujës duhet të shkrihet dhe riorganizohet. Nga shefi deri tek strukturat poshtë, pasi janë dorëzuar ose janë nën presion dhe nuk veprojnë dot” tha ai për “5Pyetjet.al”.

“Si veriu i Kosovës”! Eksperti për “5Pyetjet.al”: Lideri rajonal të shtrëngojë talebanët e Krujës

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit