-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Flitej për një rikthim mes saj dhe Mozzik, por Loredana “shkatërron” marrëdhënien, si e priti ai lajmin

Kryesoret

Atëherë kur përflitej për një rikthim mes Mozzik dhe Loredanës, reperja konfirmonin lidhjen e re me futbollistin 6 vite më të vogël. Prej kohësh, në rrjet qarkulluan lajme se reperja e njohur shqiptare, Loredana Zefi ka nisur një lidhje me futbollistin e njohur gjerman, Karim Adeyemi. Mirëpo ka qenë vetë Loredana e cila përmes disa postimeve në rrjetet sociale e ka konfirmuar romancën me 21- vjeçarin.

Ajo është shumë aktive me rrjetet sociale, ku ndan me fansat momente nga jeta e saj private dhe profesionale. Mirëpo edhe së fundmi ajo ka vendosur që të ndajë me ndjekësit e saj më “Instagram” disa nga momentet më të lumtura që ajo po përjeton me futbollistin gjerman. Në foto e publikuara reperja duket shumë e lumtur krah njeriut të zemrës.

Reperi i njohur Mozzik dhe Loredana ishin një ndër çiftet më të pëlqyera nga publiku shqiptar, të cilët disa vite më parë i dhanë fund lidhjes së tyre disa vjeçare. Së fundmi, këngëtarja ka publikuar projektin e saj më të ri, ndërsa ajo u përkrah edhe nga ish-partneri i saj, gjë e cila shtoi dyshimet e fansave se dyshja janë drejt rrugës së ribashkimit.

Teksa reperi e ka ripostuar në “InstaStory” këngën e Lorit, ai i ka vendosur gjithashtu dhe një mbishkrim të veçantë.

“Nëna e Hanës”, ka shkruar ajo krahas videos.  Nga lidhja disa vjeçare Loredana dhe Mozzik kanë edhe një vajzë, Hanën. Por, teksa Mozzik nisi të shkruante në rrjetet sociale se shumë shpejt do të martohej, Loredana prezantoi zyrtarisht partnerin e ri. Reperja e njohur Loredana Zefi ka qenë së fundmi në “LiveStream” me një artist gjerman.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit