Kryeministri Edi Rama ka mbyllur turin dy ditor Ballkanik me një darkë e presidentin serb, Aleksandër Vuçiç në Beograd.
Pas konferencës për shtyp, mësohet se Rama dhe Vuçiç janë zhvendosur në një ambient tjetër për të diskutuar mbi zhvillimet e rëndësishme në rajon.
Në fokus të bisedimeve ka qenë situata në veri të Kosovës, ku tensionet janë shtuar kohët e fundit.
Darkës së kryeministrit shqiptar dhe presidentit serb, iu është bashkuar edhe ambasadori amerikan në Beograd, Chris Hill.