-sidi education-spot_img
31.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Jep dorëheqjen deputeti i PS-së në Krujë: Më vjen turp nga fëmija im

Kryesoret

Mesditën e sotme ka deklaruar dorëheqjen nga mandati deputeti i PS-së në Krujë, Rrahman Rraja.

Dorëheqja e tij erdhi 2 ditë pas ngjarjes së rëndë të regjistruar në Krujë ku pjesëtar të fisit Rraja ku pjesë e tyre edhe djali deputetit dhunuan barbarisht Bilbil dhe Jashar Majën.

Hunj dhe pistoletën në kokë! Deputeti i çon mesazh djalit në arrati: Dorëzohu!

Në njoftimin e tij të dorëheqjes deputeti ka shprehur se ndihet i turpëruar nga fëmija i tij dhe se ndihet në siklet karshi atyre të cilët e besuan ndër vite.

Doli huq për t’i kapur! Policia: I bëjmë thirrje djalit dhe vëllait të deputetit të dorëzohen vetë

Reagimi i Rrajas: 

Nuk kam fjale per ta shprehur sikletin karshi te gjithë atyre qe me kane besuar gjithë keto vite. Fatkeqësisht unë dështova si prind dhe ndjehem i turpëruar publikisht nga fëmija im.

Ju kërkoj ndjese shokëve dhe kolegeve te grupit parlamentar dhe deklaroj dorëzimin e mandatit te deputetit dhe tërheqjen time nga jeta politike.

Fisi Rraja “kyç” 5 orë Çuçin dhe Rrumbullakun!

Ju kërkoj ndjese atyre qe me kane dhëne votën prej vitit 2000 si kryetar komune dhe prej 2 mandatesh si deputet. Ju kërkoj ndjese viktimave te asaj dhune turpëruese për familjen time. I bej thirrje djalit tim te dorëzohet para drejtësisë.

Zoti me dhente force qe ta përballoj ketë dhimbje te madhe dhe jete qe ta shlyej ketë turp qe me la mbi shpatulla si gur im bir.

Ne fund mirënjohje dhe ndjese edhe kryetarit te partisë dhe kryeministrit, i cili nuk me kishte asnjë borxh per ketë shqetësim kaq te madh publik qe i shkaktova.

“Si veriu i Kosovës”! Eksperti për “5Pyetjet.al”: Lideri rajonal të shtrëngojë talebanët e Krujës

Në lidhje me ngjarjen janë ndaluar 4 persona ndërsa mbrëmjen e djeshme u shpall në kërkim djali i deputetit, Rexhep Rraja i cili nuk është i panjohur për drejtësinë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit