Një aeroplan i vogël privat u rrëzua në orët e para të mëngjesit të sotëm në Kaliforni dhe si pasojë gjashtë personat në bord u gjetën të vdekur.
Avioni tip Cessna C550 u rrëzua rreth orës 4:15 të mëngjesit sipas kohës lokale pranë aeroportit Murrieta në juglindje të Los Anxhelosit.
Policia që iu përgjigj vendit të ngjarjes e gjeti avionin të përfshirë nga flakët dhe gjeti të vdekur gjashtë personat në bord.