-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Biznesi: Kosova, 500 milionë euro humbje nga sanksionet e BE-së

Kryesoret

Kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit (AKB), Agim Shahini deklaroi se rreth 500 milionë euro supozohet se do t’i humbë Kosova nga masat e ndërmarra nga komuniteti ndërkombëtar, pasi qeveria Kurti ka refuzuar të rreshtohet me partnerët sa i takon çështjes në veri.

“Kosova po përjeton një kohë kur askush nuk ka menduar që pas çlirimit ne do të ballafaqohemi me masa sanksionuese kundër Kosovës nga miqtë të cilët kanë qenë dhe janë bashkëpronarë të çlirimit dhe të pavarësisë së vendit dhe kjo është si rezultat i një presioni, i cili po i jepet institucioneve të Kosovës, për të pranuar një kërkesë e cila shoqërohet lidhet me stabilizim të veriut të Kosovës.

Në  kuadër të kësaj, këto masa janë ndëshkuese kundër Qeverisë por që do t’i vuaj edhe qytetari e biznesi. Nga masat e MSA-së dhe nga konferencat tregtare që ka Kosova ose që do të ndalen fondet nga IPA, këto janë masa që do t’i ndiejmë nëse do të vazhdojë deri në fund të vitit secili nga ne, sidomos bizneset e prodhuesit eksportues dhe dëmi mund të jetë mbi 500 milionë euro dhe kjo ndoshta është dëmi më i madh që mund t’i bëhet Kosovës në këtë situatë”, tha Shahini te Ekonomia Online.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit