-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Fundjavë e zezë! 4 të vdekur në rrugë

Kryesoret

Bilanc lufte në rrugë. E diela ishte e zezë. Brenda pak orëve katër të vdekur. Nga Saranda në Shkodër. Çifti i bashkëshortëve, Adem dhe Sadije Sula dje u përplasën nga një autobus dhe fatkeqësisht sot ndërruan jetë në Spitalin e Shkodrës.

Autobusi copëtoi motorin! Vdesin burrë e grua në Shkodër

Çifti po udhëtonte me motor kur u përplas me një autobus që kthehej nga Mali i Zi me qytetarë nga Lezha. Mjekët bën gjithçka për t’i mbajtur në jetë, por plagët ishin të rënda. Gjelosh Rushaj nga Dukagjini është viktima e tretë.

Tragjedia në Dukagjin/ Përroi i mori vëllanë dhe nipin, vetë bie dhe vdes në humnerë

Tre ditë më parë u plagos rëndë pasi kamionçina me të cilën po udhëtonte ra në humnerë në rrugën e Dukagjinit. U transportua me helikopter, por sot u dha lajmi i trishtë se vdiq në spitalin e Traumës në Tiranë.

Në nëntor të vitit të kaluar familja Rushaj humbi babë e bir Pjetër Rushaj dhe Jason Rushaj, të cilët u përpinë nga lumi në zonën e Bogës në Malësi të Madhe. Nga veriu në jug. Në mëngjes herët u aksidentua në Sarandë ish-kryetari i komunës Livadhja, Irodhi Dalani.

U bë “copë e thërrime”! FOTO-Ky është “Benzi” ku vdiq biznesmeni

U dërgua me urgjencë për t’u mjekuar drejt Janinës, por ndërroi jetë. Pas largimit nga posti ushtronte aktivitetin në përpunimin e qumështit. Shkaqet e aksidentit, përplasjes kokë më kokë me një tjetër makinë ende nuk dihet.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit