Gjykata e Tiranës caktoi masën arrest me burg për tre nga katër të arrestuarit e parë për dhunën në Krujë; Ineidi Rraja, Eni Kulla dhe Andi Rraja. Ndërsa Kujtim Përdaku, që është pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja u lirua në detyrim paraqitje. Katër personat u arrestuan për dhunën brutale ndaj Jashar dhe Bilbil Majës.
Dy prej personave të arrestuar, konkretisht Eni Kullaj dhe Kujtim Përdaku, kanë mohuar kategorikisht që të kenë ushtruar aktet e dhunës. Ata kanë pranuar që të kenë qenë në lokal me anëtarët e grupit Rraja, por kanë mohuar që të kenë lidhje me ushtrimin e dhunës, pasi sipas tyre, ata nuk janë shfaqur duke ushtruar dhunë ndaj 2 kushërinjve Maja.
Sulmi me hunj! Lirohet pronari i lokalit, burg për tre anëtarët e fisit Rraja
Personat që dolën në gjyq;
Ineidi Rraja-arrest me burg
Eni Kullaj-arrest me burg
Kujtim Përdaku-detyrim paraqtije
Andi Rraja-arrest me burg
Dje u shoqëruan;
-L. Rr.
-D. Rr.
-H. Rr.
-A. Rr.
Në kërkim;
Rexhep Rraja-djali i deputetit
Xhelal Rraja-vëllai i deputetit
Flamur Rraja-vëllai i deputetit
Klajdi Rraja-i afërmi i deputetit
Përparim Rraja-Pronari i gurores
Edison Meta-i afërm i deputetit
Organizatorët
Policia e Shtetit deklaroi sot se organizatorë të dhunës barbare dje në Krujë janë Xhelal Rraja që është vëllai dhe Rexhep Rraja që është djali i deputetit socialist. Policia u bëri thirrje për t’u dorëzuar sa më parë.
Dëshmia e dy kushërinjve, Jashar dhe Bilbil Maja
Papritmas në ambientet e lokalit kam shquar të hyjnë Xhemal dhe Flamur Rraja, të cilët kanë qenë të armatosur dhe më kanë kërkuar që të shtrihem në tokë. Mes tyre kam shquar dhe pronarin e gurores, të cilin e njoh me pseudonimin Çaku. Flamur dhe Xhemal Rraja, vëllezërit e deputetit të PS-së Rrahman Rraja, më kanë goditur në kokë e trup.
VIDEO-“Talebanët” e Krujës kokulur me pranga brenda “kafazit”