-sidi education-spot_img
28.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bardhi në “5 Pyetjet”: Dosja e SPAK për Ahmetajn e detajuar, vërtetohen lidhjet e tij me Mërtirin dhe Zoton

Kryesoret

Kryetari i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi, i ftuar në “5 Pyetjet” nga Ilir Babaramo ka folur në lidhje me kërkesën e sotme të SPAK për arrestimin e Arben Ahmetajt. Sipas Bardhit, kërkesa në fjalë përmban një hetim të detajuar për ish-ministrin e Financave dhe vërteton lidhjet e tij me Klodian Zoton dhe Mirel Mërtirin.

“Ka ardhur kërkesa e shoqëruar me një relacion të detajuar të Prokurorisë dhe provat përkatëse. Unë kam marrë një kopje të të gjithë dokumentacionit shoqërues të kërkesës. Janë tre vepra të cilat rëndojnë për Ahmetajn, i cili nuk është i vetmi zyrtar publik që përmendet në atë dosje.

E përgëzoj organin e Prokurorisë për thellësinë me të cilën ka hetuar z. Ahmetaj. Sigurisht që nuk është i plotë, pra nuk përfshin çdo zyrtar që do duhet të mbante përgjegjësi. Sa i përket z. Ahmetaj, për aq sa kam studiuar dosjen, më rezulton një hetim i detajuar.

Ka verifikuar lidhjet e ngushta të tij, duke nisur që nga viti 2012 mes Zoton e Mërtirin. Aty vërehen shkelje të tjera dhe nëse do të jetohet më tej do të hetohen të paktën pesë deputetë aktualë të PS.”, u shpreh ndër të tjera në fjalën e tij Gazment Bardhi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit