PD ka publikuar letrën e firmosur nga ambasadorja e BE-së, Christiane Hohmann e cila u kërkon anëtarëve të komisionit të Ligjeve që nisma ligjore të jetë në përputhje me opinionin e Komisionit të Venecias
Bazuar në këtë deputeti i PD, Gazmend Bardhi për mes një shkrimi i ka kërkuar komisionit ti drejtohet Komisionit të Venecias për marrje opinioni.
Ju keni marrë një letër nga delegacioni i BE që të merrni parasysh raportet e Komisionit të Venecias, si në 2019 ashtu edhe për nismën e Vettingut në politikë. Ndaj unë them t’i drejtohemi për marrje opinion Komisionit të Venecias. Nuk e di nëse ia keni vënë në dispozicion kolegëve, por mua nuk më ka ardhur. Duhet që secili prej nesh ta ketë në dispozicion.
Komisioni për Çështjet Ligjore po diskuton Projektligjin “Për disa ndryshime në ligjin nr.8580, “Për partitë politike”, të ndryshuar.
Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.
Projektligj “Për garantimin e pastërsisë së figurës të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”. Projektligj “Për pastërtinë e figurës së funksionarit dhe të zyrtarit publik”.